Pavarësisht rezultatit të dobët në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, socialdemokratët në Maqedoninë e Veriut shprehen se nuk dorëzohen dhe se besojnë në kthimin e rezultatit në raundin e dytë më 8 Maj në favor të Stevo Pendarovskit.
“Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë që të dalin masivisht në zgjedhjet e 8 majit dhe ta japin votën e tyre ne menyre masive për presidentin tonë Stevo Pendarovski dhe për listat parlamentare të LSDM-së dhe koalicioni për ardhmëri evropiane”, u shpreh Kovaçevski.
Besimi i socialdemokratëve në pushtet mbështetet edhe tek rezultati i kandidatit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmanit, i cili arriti të merrte 120 mijë vota.
Vota e shqiptarëve që mbështesin Osmanin dhe BDI ka nisur të shqetësojë opozitën e VMRO - DPMNE. Për këtë arsye, lideri i opozites, Hristijan Mickoski ka ftuar në bashkëpunim partitë shqiptare të koalicionit Vlen dhe ka akuzuar partitë qeveritare për skenare të zeza.
“Po marr informacione për skenare të zeza që po bëhen në shtabet e kundërshtarëve. Të fshehur bëjnë skenare për bojkot. Skenari i dytë është loja me simbolet e Maqedonisë dhe ofertat joshëse që nga LSDM-ja po i merr BDI-ja në llogari të Maqedonisë, për një paraqitje partneriale dhe mbështetje të ndërsjelltë në zgjedhjet e 8 Majit”, thotë Mickoski.
Mickovski nga ana tjetër kërkon bashkim edhe me LEVICËN, partinë pro-ruse dhe antishqiptare, si dhe me partinë nacionaliste pro-serbe ZNAM të Maksim Dimitrievskit.
Përçarja e votës së shqiptarëve u hoqi mundësinë atyre që të kishin një kandidat të tyre në balotazh.
Kandidatja e opozitës Gordana Siljanovska mori në raundin e parë mbi 360 mijë vota. Stevo Pendarovski i LSDM-së mori 180 mijë vota. Bujar Osmani i BDI mori mbi 120 mijë vota dhe Arben Taravari i koalicionit opozitar shqiptar VLEN, i mbështetur nga Vetëvendosja e Albin Kurtit, mori 83 mijë vota. Nëse shqiptarët do t’i kishin bashkuar votat, Bujar Osmani do të kishte marrë afro 24 mijë vota më shumë se Pendarovski dhe do të ishte në balotazh më 8 Maj me Siljanovskën.
Rezultati i balotazhit po pritet me mjaft interes, për shkak se pritet që ai të ketë ndikim edhe në zgjedhjet e përgjithshme, ndërsa një koalicioni i mundshëm i VMRO-DPMNE me pro-rusët dhe pro-serbët po shihet me shqetësim si për pozicionin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për raportet e këtij vendi me fqinjët, kryesisht Bullgarinë dhe Greqinë.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on KZitem for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/
Негізгі бет Tv Klan - Opozita në RMV e shqetësuar për votën e shqiptarëve
Пікірлер: 1