#shengjin #prona #arrati
2 ditë pasi Gjykata e Apelit Shkodër shpalli fajtor 16 ish-zyrtarë e qytetarë të Bashkisë së Lezhës, për tjetërsimin e 234 mijë metrave katrorë tokë në ‘Shëngjin’, 9 prej të akzuarve janë ende në arrati.
Për kapjen e tyre, Policia e Shtetit ka kryer kontrolle të shumta por deri tani nuk ka mundur t’i arrestojë për t’i vënë përpara drejtësisë. Nuk përjashtohet mundësia që për t’u shmangur vendimit të gjykatës, ndonjë prej tyre të jetë larguar jashtë vendit.
Nisur nga këto dyshime, uniformat blu priten t’i shpallin në kërkim ndërkombëtar 9 personat e shpallur fajtor si pjesë e skemës së tjetërsimit në zonën e ‘Ranës së Hedhun’.
Mes personave që nuk është vënë përpara drejtësisë është edhe ish-kryetari i qarkut Lezhë, Gjok Ndoka që gjykata e dënoi me 3 vite burg.
Për tjetërsimin e pronave, 16 zyrtarë u shpallën fajtor nga togat e zeza, në një proces që zgjati rreth 5 vite. Mes të dënuarve ishte dhe ish-kryebashkiaku Lezhës, Fran Frrokaj i cili mbrëmjen e së premtes u vetëdorëzua në polici, pasi për të gjykata caktoi 3 vite burg për ‘shpërdorim detyre’ e kryer në bashkëpunim.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on KZitem for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/
Негізгі бет Tv Klan - Tjetërsimi i pronave në Shëngjin, 9 persona në arrati | Lajme - News
Пікірлер: 1