Ky emision bazohet në vendimin e zbardhur të “Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” nr.94 datë 23.07.2023 pas kërkesës dhe akteve të paraqitura nga SPAK (Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë).
Të gjitha bisedat e transkriptuar i referohen materialeve të bashkimit të procedimeve me numër 9 datë 09.01.2023 dhe akuzës së ngritur nga SPAK për 16 persona.Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës së prerë
Ky procedim dhe ky operacion hetimor është emëruar me emrin e koduar policor “Metamorfoza”
Mes emrave për të cilën është ngritur akuzë, janë arrestuar ose janë shpallur në kërkim janë prukror të nivelit të lartë drejtues, drejtora të rëndësishëm të policisë së shtetit, biznesmen të njohur me statusin e investitorit strategjik dhe personazhe të rëndësishëm të botës së krimit ku vlen për tu përmendur Ervis Martinaj, Behar Bajri dhe Nuredin Dumani.
Metamorfoza nënkupton shndërrim ose ndryshimin në formë dhe strukturë. Në këtë rast mbetet e paqartë se kujt kanë dashur ti referohen me termin metamorfozë shndërrimit të strukturës së grupeve të njohura për aktivitetin e tyre të mëparshëm criminal apo drejtuesve të lartë të prokurorisë dhe policisë që kanë dalë nga misioni i tyre në shërbim të shtetit dhe janë transformuar në shërbëtorë të bindur të grupeve dhe organizatave kriminale.
Ky hetim voluminoz nuk do të ishte i mundur në qartësimin, identifikimin dhe zbardhjen e disa ngjarjeve dhe roleve konkrete të disa personave të angazhuar në këto ngjarje kriminale pa materialet e komunikimve tashmë të dekriptuara në aplikacionin SKYECC të kryer mes disa personave të akuzuar.
Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit i referuan SPAK material të rëndësishme të mbërritura nga Europol në mars të vitit 2023 të cilat vlerësosheshin të kishin vlerë të çmuar për të zbardhur disa ngjarje të rëndësishme kriminale në fushën vrasjeve, rrëmbimit, trafikimit të lëndëve narkotike, pastrimit të produkteve të veprimtarisë kriminale, ekspertimi të rremë, falsifikimit të dokumenteve shpërdorimitë detyrës të kryera nga organizata apo grupe kriminale.
Fillimisht janë administruar komunikimet e kryera me skyeç nga 5 përdorues që kishin blerë telefonin dhe aplikacionin me qëllim lehtësimin e komunikimit mes tyre për shka të frikës që kishin se me aplikacione të tjera dhe në formën tradicionale të komunikimit cellular mund të përgjoheshin nga segmente insitiucionale që nuk ishin nën kontrollin e tyre.
Pas kqyrjes dhe analizimit të të dhënave paraprake të 5 përdoruesve të parë janë arritur të identifikohen 11 persona të tjerë që përmbanin pin me kod unik dhe janë identifikuar përdoruesit e tyre
Në këto materiale zbërthehet sipas SPAK në mënyrë të detajuar rolet, detyrat, mënyra e organizimit, drejtimit dhe kordinimit të veprimatrisë së dyshuar kriminale.
Momentalisht prokuroria ka ngritur akuza për 16 persona.
1. Behar Brajoviq,
2. Ervis Martinaj,
3. Pellumb Gjoka,
4. Denis Brajoviq,
5. Eddmond Preka,
6. Klaodor Hakaj,
7. Prekë Kodra,
8. Astmer Bilali,
9. Aleks Ndreka
10. Bardhyl Mavraj,
11. Eljon Hato,
12. Arsad Bashli,
13. Ardrit Hasanbegaj,
14. Oltian Bistri,
15. Xhevahir Lita,
16. Nuredin Dumani
Негізгі бет Uniko - Si e porositi Vis Martinaj vrasjen e Gjin Ndojit/ Mesazhet e plota mes grupit kriminal
Пікірлер: 75