Biznesmeni i tregtimit të peshkut, Gjergj Luca, ka shprehur revoltimin e tij në Elbasan. Djali i aktorit Nrek Luca, ka folur para pjesëmarrësve në grumbullimin e ndihmave për familjet e prekura nga tërmeti.
Me tone të ashpra, ai ka sulmuar sjelljen e politikanëve shqiptarë. Sipas tij, fatkeqësia e 26 nëntorit mundi t’i bashkonte, jo politika.
“Sot është dita e të aftit. Sot është dita e kapitalizmit. Politika ka bazë rrenën, jo të vërtetën. Politika vërtitet si putanë, që vjen vërdallë dhe nuk arrin asgjë. Janë turp, politikanët të heqin kufijtë nga toka e vetë”, ka thënë Luca.
Ai u ka bërë thirrje politikanëve që të ridimensionojnë veten dhe të mos rrethohen nga analistë çakej. “Ata vendosin dijen në shërbim të feudeve të tyre për të përçarë shqiptarët’’, tha Luca.
Негізгі бет “Vërtiten si p*tanë”, turp”, djali i aktorit shqiptar shpërthen ashpër ndaj politikanëve
Пікірлер: 245