E nxorra këtë vidjo sepse Youmatu ai që e kishte nxjerrë në fillim ne youtube e ka hequr, por unë fatmirësisht e kisha ruajtur ne celularin tim.
P.S Shumica e fotove jane nga Vunoi fshati para Himarës.
Gojëdhëna popullore thote se Vajza e Valave ishte nje jetime e cila e morri burrin me dashuri. Mirëpo për shkak të kushteve te këqija ekonomike, burri i saj emigron jashte shtetit. Ajo gjithnje vente ne breg të detit dhe priste se mos ai do te vinte, dhe kështu duke pritur ajo, papritmas, vdes nga marazi.
Këtë këngë e bëri të njojtur rapsodi Neço Muka në vitet 30, mirëpo kënga që kam nxjerrë unë është kënduar nga grupi i të vjetërve të Himarës ne vitet 50 me marrës Dhimitër Varfin
Teksti: (Në shqipe letrare)
Vajzë e valave
Zëmra s'ja mban.
Mbi një gur anës detit
Qan e zeza, qan e mjera, qan e zeza qan.
Pret atë që pret
Dhe një dhëmbje ndjen.
Gjithë bota ven e vijnë
Por ai nuk vjen e mjera, por ai nuk vjen.
Pranvera arrin
Një mëngjes të qetë
Shkojn e vijnë dallandyshet
Vajza ju thërret e mjera, vajza ju thërret.
Ju te bukur zogj
Te ju kam një shpresë.
Ju që shkoni det e male
Dua t'u pyes e mjera, dua t'u pyes.
Mos e patë ju?
Rron apo nuk rron?
Ndonjë fjal a ndonjë leter
Vallë a na kujton e mjera
Vallë a na kujton.
Një jetime jam
Pa nënë e pa babë.
Një që kisha një që doja
Iku dhe më la e mjera
Iku dhe më la.
Vajzë e valeve
Thosh i mjeri djalë:
Merre këtë letrë e qamë
Tjetër botë më pret e mjera
Tjetër botë më pret.
Негізгі бет Музыка Vajza e Valave-Këngë Labe nga Himara
Пікірлер: 97