Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot, por me një takim të veçantë, pasi në të marrin pjesë njerëz të thjeshtë, specialistë dhe zyrtarë puna e të cilëve lidhet direkt me zonat rurale të vendit.
Një vajzë nga Dibra, vajzë fshati, ka marrë fjalën në foltoren e Kuvendit dhe mes lotësh ka treguar vuajtjen e gjithë grave e vajzave që si ajo jetojnë përditë mes tokës, bagëtive dhe halleve. Ajo ka emocionuar dhe përlotur të gjithë, duke bërë që salla të shpërthejë në duartrokitje të vazhdueshme.
“Duhet të vini te stallat atje, jo unë të vij këtu në Kuvend. Unë jam aty, nuk shkoj asgjëkundi pres, nuk qëndroj kot, punoj, por pres. Ejani të shikoni, ejani atje, në doni ushqim buke e zemër, ushqime bio, ejani në fshat, ju lutem gjithsecilit të mos vini me makinë të vogël, ejani me fuoristradë, se atje nuk shkon makina, nuk shkon makina”, ka thënë ajo mes lotësh.
Fjala e saj është ndërprerë vazhdimisht, jo vetëm se ajo përlotej dhe fshinte lotët me shami, por edhe sepse të pranishmit në atë sallë si rrallë herë shpërthyen në duartrokitje mbështetëse.
“Fshatrat e strukur nuk kanë rrugë, jepini ujë dhe rrugë fshatit dhe zhvillim, nuk kërkojmë asgjë tjetër”, tha ajo, duke treguar historinë e Kristinës, së fshatit të saj, por që sipas saj, çdo fshat e ka një të tillë.
Copyrighted by News24 Albania
Per me shume video,lajme vizitoni website balkanweb.com
Негізгі бет Vajza nga Dibra që përloti Kuvendin me fjalimin e saj tronditës: Ejani në fshat, jepini ujë, rrugë
Пікірлер: 402