#oranews #stafiakademik #celesiisuksesit #elenakocaqi #protestaepedagoggve
Pedagogët kanë thënë se do të zhvillojnë protest pa afat.
Elena Kocaqi, pedagoge dhe historian thotë se kjo protestë jo vetëm që është e ligjshme dhe legjitime por kjo sipas saj lidhet me minimumin jetik.
Kocaqi thotë se pedagogët janë në kufijtë ku nuk mudn të përballojnë shpenzimet.
Elena Kocaqi: Është e ligjshme dhe legjitime, se ka 18 vjet që pedagogëve nuk u ngrihen rrogat, por përkundrazi janë ulur. Gjat këtyre viteve nga 2004 deri 2022 imagjinoni sa janë rritur çmimet dhe rrogat duhet të ishin rritur po me këtë standard. Kjo ka sjellë si pasojë që ata nuk mund të përballojnë shpenzimet, kjo kërkohet për minimumin jetik të tyre për të jetuar, imagjino pastaj kërkimin shkencor, pagesat për të duhet ti bëjë pedagogu.
Buxheti për arsim në Shqipëri është dyfish më i lartë se i Kosovës ndërsa rroga e pedagogëve është dyfish më e ulët se e pedagogëve çfarë po ndodh?
Elena Kocaqi: Ne jemi vendi që për rrogat e stafit akademik nuk krahasohemi me Afrikën jo më me të tjerat. Kjo qeveri dhe ajo më përpara i kanë çuar stafet akademike deri në nivele mbijetese. Stafi akademik është çelësi i suksesit të një shteti se ai i nxjerr gjithë burimet njerëzore.
Për më shumë lexoni në:www.oranews.tv...
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
KZitem bit.ly/2DDddtL
Facebook: bit.ly/2RkUN4s
Instagram / oranewstv
Twitter / oranewsrtv
Негізгі бет "Vendi ynë qëndron mbi shpatullat e grave shqiptare",Kocaqi: Këta politikanë e kanë rrënuar kombin
Пікірлер: 58