Dy persona të prezantuar si shtetas të huaj kanë vjedhur një shumë të konsiderueshne Eurosh në një pikë shërbimesh në Shkodër, e cila ndër të tjera ofron edhe këmbim parash.
Korrespondentja e Klan News, Emi Kalaja raporton se 2 shtetasit janë prezantuar si ukrainas dhe kanë kërkuar këmbimin e një shume të konsiderueshme parash.
Pasi kanë kërkuar shumën e parave në Euro, punonjësi në këtë pikë shërbimesh i ka bërë gati Eurot të ndara në dy zarfe dhe ka qëndruar në pritje që shtetasit që janë paraqitur në pikën e këmbimit të sillnin Lekët.
Mirëpo, përpara se të largoheshin 2 shtetasit e prezantuar si ukrainas mësohet se kanë ndërruar zarfet duke marrë ato me Euro dhe duke lënë 2 zarfe të mbushura pa para brenda.
Pë rastin është bërë denoncimi në Policinë e Shkodrës ndërsa janë kqyrur edhe kamerat e sigurisë në rrugët e qytetit për të bërë të mundur gjetjen dhe identifikimin e dy të huajve që vodhën shumën monetare.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on KZitem for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/kate...
Follow Klan News on Facebook: / klannews
Follow @klannews on Instagram: / tvklannews
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Негізгі бет Vodhën 2 zarfe të mbushura me Euro, mashtrimi i “ukrainasve” në pikën e këmbimit në Shkodër
Пікірлер