Rezultatet në shkollë nuk përcaktojnë nivelin e përqendrimit apo angazhimit të fëmijës. Në shpjegimin që pediatrja Lira Gjika jep në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, është e rëndësishme që prindërit ta shprehin pozitivisht suportin ndaj fëmijës, edhe në ditët kur nuk ka marrë një vlerësim të mirë në shkollë.
Pediatrja shton se edhe ajo vetë ka marrë 4-a në shkollë e madje në matematikë nuk kupton asgjë. Ajo tregon se problemi kryesor i saj është disleksia (një çrregullim që nuk lejon dallimin e saktë të shkronjave dhe vështirëson leximin) dhe prindërit nuk e kanë ditur. Si pasojë, veç reagimeve të tyre ajo ka marrë me vete gjatë rritjes edhe shumë pasiguri që e kanë burimin në fëmijëri.
Katerina Trungu: Një rezultat i ulët, ajo katra do ishte…
Lira Gjika: Edhe? Unë kam marrë 4-a në shkollë.
Katerina Trungu: Ose mungëse përgjegjësie nga ana e fëmijës, ose mungesë përqendrimi ose…
Lira Gjika: Jo gjithmonë ne arrijmë të japim të njëjtat rezultate. Natyrisht kja ca fëmijë gjeni që thonë kanë qenë kështu të shkëlqyer. Unë kam një rast me një vajzë që nga klasa e parë derisa mbaroi fakultetet e të gjitha, mori vetëm 10 dhe i bën një pyetje Albi, Albi sot është një pedagog në një nga universitetet e Amerikës dhe i thotë “po mirë, nuk u bëre një çikë kurioze të marrësh një notë tjetër, vetëm 10?”
Katerina Trungu: Nuk u mërzite me 10-at, ta dish si është të marrësh 8?
Lira Gjika: Shkolla prandaj është, shkolla është aty që të të mësojë pozitivisht që në jetë të mos dështosh.
Katerina Trungu: Po ju ku keni marrë 4?
Lira Gjika: Ku s’kam marrë!
Katerina Trungu: Jo, nuk ka mundësi, s’e besoj!
Lira Gjika: Nuk kam qenë nxënëse e mirë, në matematikë… se unë kam ca probleme të tjera, unë jam disleksike.
Katerina Trungu: Matematika paska qenë një…
Lira Gjika: Po, shumë frikë. Në aritmetikë sidomos jam tapë-topi!
Katerina Trungu: Po si ia bënit në rastin, familja juaj, ata që kujdeseshin për detyrat, flisnin me të mira dhe e pranonin 4-ën?
Lira Gjika: Më shanin, por më pranonin ashtu siç isha. Por më kanë sharë, më kanë privuar edhe nga ndonjë gjë se “more 4, s’ke për të bërë këtë”. Është e vërtetë, më kanë privuar.
Katerina Trungu: A kanë luajtur këto ndonjë rol në aspektin psikologjik dhe emocional te ju?
Lira Gjika: Nuk them që jam ndonjë person shumë i sigurt…
Katerina Trungu: Kanë luajtur rol në pasiguritë…
Lira Gjika: Plus që nuk kuptuan që unë jam disleksike dhe ai është një problem që më ka lodhur gjithë jetën se nuk dija të lexoja se duhej të gjeja gërmën kush ishte dhe lexoja mëk-mëk dhe të tërë më tallnin, “pusho mi ti se ti mëk-mëk”, ndërkohë ishte një problem… Disleksia të turpëron dhe unë e kam ndierë këtë gjë.
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj. #liragjika #teutamaci
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on KZitem for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
Негізгі бет Комедия Vuan nga disleksia, Lira Gjika: Kam marrë 4-a në shkollë. Më tallnin kur lexoja
Пікірлер