#dji #kosovo #drone
Vushtrria është qytet antik por edhe modern, ndodhet në pjesën veriore të Republikës së Kosovës. Vushtrria e sotme më herët është quajtur Viciana apo siç njihet në burimet latine, Vicianum.
Në veri kufizohet me Mitrovicën, në lindje me Besianën, në jug me Kastriotin, në jug-perëndim me Drenasin dhe në perëndim me Skënderajn. Sipërfaqja e tërsishme e saj përfshin 345 km². Ndërkaq, vlerësohet të ketë rreth 69,881 banorë, nga të cilët mbi 92% shqiptarë. Nën administrimin e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë janë të përfshira 67 fshatra.
Qytetin e Vushtrrisë e përshkojnë lumi Sitnica, si lumi më i madh, që përshkon tejpërtej territorin e Komunës, ndërsa dy lumenj më të vegjël: Tërstena dhe Studimja, kalojnë nëpër qytetin e Vushtrrisë. Ndërkaq gjuhët zyrtare janë shqipja dhe serbishtja, kurse më 2008 Komuna e Vushtrrisë ka vendosur që në përdorim zyrtarë të jetë edhe gjuha turke.
Ndërtimet e bëra mbas luftës Vushtrrinë e bëjnë një qytet tepër atraktiv çoftë për tu vizituar apo edhe për të investuar në këtë qytet që për disa shekuj ka qenë qyteti më i madh i Kosovës por edhe ndër qytetet më të mëdha të Ballkanit dhe fatmirësisht mbas luftës sërish ky qytet antik me vlera të jashtëzakonshme e ka marrë prapë shkëlqimin e dikurshëm. Se Vushtrria është qytet kulturor e vërtetojnë edhe disa monumente që ndodhen në këtë qytet si: Ura e gurit, hamami i qytetit, kështjella (Kalaja) e Vushtrrisë, çeshmja e qytetit, Xhamitë disa shekullore, shtëpitë e vjetra, rrugët me kalldrëm, varrezat myslimane, etj.
Негізгі бет Vushtrria Drone - Kosovo - Dji Mavic Pro 4K UHD Cinematic Video
Пікірлер: 48