#vesaluma #mirakazhani #zelandaere #ankthi #frymezimi
Videopodcast me këngëtaren Vesa Luma
Vesa Luma flet në Podcast-in e Mira Kazhanit për jetën e re në Zelandë. Ajo flet hapur publikisht për 4 vitet e fundit të jetës. Për lidhjen e fortë me Big Bastan dhe sa inkurajues dhe shok i mirë është Geri dhe anasjelltas Vesa për të.
Pse e mori vendimin për të ikur aq larg shtëpisë me një fëmijë që s'kishte mbushur ende 1 vjeç? Fillimi i bukur në Zelandën e re dhe më pas vështirësitë. Ajo i ka treguar Mira Kazhanit sesi jeta në një vend përrallash i ndryshoi asaj humorin. I dha qetësinë, por i mori frymëzimin. "Nuk kam më frymëzim", - thotë ajo hapur - "Ndoshta ishte një depresion i vogël, por kam patur ndihmën e nanës ( të cilën e ka psikologe) dhe të motrës, psikologe gjithashtu. Dalëngadalë ndjehem që jam më e fortë".
Cila ishte ngjarja që i zgjoi asaj kujtimet e luftës, dhe pse tek rrëfimi i Vesës kupton se Instagrami, shpesh është një spektakël fotosh të lumtura, të bukura, por që mund të na gënjejnë për lumturinë e të tjerëve?
Vesa Luma flet si pak njerëz publik me një sinqeritet çarmatosës, dhe ia vlen për t'u ndjekur dhe bërë 'share'.
Për më shumë vizitoni: www.tiranapost...
Subscribe në "Mira Kazhani" në KZitem Channel: www.youtube.co....
Na ndiqni në Facebook: / tiranapost.al
Na ndiqni në Instagram: / post.tirana
Na ndiqni në Spotify: open.spotify.c....
Na ndiqni në Tiktok: / zememirenpodcast
Негізгі бет Zelanda e Re më dha qetësinë dhe më mori frymëzimin - Vesa Luma - Episodi 77 (12 Maj 2023)
Пікірлер: 44