Fiks Fare denoncoi sesi një qytetare po zhvatet nga një institucion që mbledh kredi të këqija. Një këst i mbetur nga një kredi e mëparshme, është shumëfishuar, madje ajo kërcënohet se do t’i sekuestrohet shtëpia. Por, vetë këto institucione vijojnë që të fusin në “gropë” këtë familje, pasi i shtojnë vlerën me detyrime përmbarimore dhe ekspertët. Dhe vlerën totale të këtyre detyrimeve të reja ia japin kredi të re, me përqindje tepër të larta.
Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua një zonjë nga Vlora. Ajo tregon se shumë vite më parë ka marrë një kredi 1.5 milionë lekë të vjetra. Nuk ka paguar një këst, pasi ka burrin invalid të plotë. Më pas e kanë marrë disa punonjës të institucionit financiar Micro Credit Albania. Disa i thonë ke edhe 2 milionë të mbetura, njëherë 3, e më pas 4 milionë. Denoncuesja thotë se s'ka pasur mundësi ta paguajë dhe i kanë shkuar në banesë dy punonjës të MCA dhe i kanë dhënë një kredi. Pra, kredi për të larë kredinë!
Denoncuesja pohon se sërish s’ka pasur mundësi dhe nuk e dinte se çfarë ishin këto dokumente. “Fillova të paguaj, njëherë nga 50 e 100 mijë lekë. Kam faturat dhe deri tani kam paguar mbi 5 milionë lekë të vjetra. Kam të gjitha faturat. Tani më thonë se do të marrim shtëpinë, s’di kujt t'i drejtohem” thotë denoncuesja.
Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.
Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on KZitem Channel for NEWS and TV
Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
#FiksFare#TopChannel
Негізгі бет Ойын-сауық Zhvatjet me kreditë e këqija, institucionet që i mbledhin japin kredi për të larë kreditë!-Fiks Fare
Пікірлер: 11