“Kendi i gatimit” ne News24 - 2 prill, 2019
BURANI ME QEPE TE NJOMA (Recete nga znj.Katerina)
1 kg qepë të njoma
3-4 lgj oriz
1 qepë të thatë
½ gotë verë të bardhë
4 lgj vaj ulliri
1 gotë lëng mishi
Kripë, piper
Majdanoz, koper
Kaurdisim qepën e thatë me 1-2 lugë vaj ulliri. Sapo qepa të zbutet mirë shtojmë orizin dhe vazhdojmë kaurdisjen për 4-5 minuta. Më pas e shuajmë me verë të bardhë dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë qepët e njoma të grira imët. Shtojmë 2 lugë të tjera vaj ulliri dhe i lemë qepët e njoma derisa të ulin vëllimin. Më pas shtojmë majdanozin dhe koperën dhe rregullojmë shijen me kripë dhe piper. Shtojmë në fund dhe 1 gotë lëng mishi dhe e lemë buraninë të ziejë.
FRUTA TE PJEKURA
2 kokrra mollë
2 banane
Fruta të tjera sipas dëshirës
1-2 lugë gjalpë
1-2 lugë miell
Kanellë
Qërojmë mollët nga lëkura, largojmë pjesën e farave dhe më pas i presim mollët në feta duke i vendosur në një tavë. Presim bananet në feta dhe i bashkojmë me mollët. I spërkasim frutat me pak lëng limoni dhe pak kanellë. Sipas dëshirës mund të shtojmë dhe pak fruta të thata. Në një tas të vogël vendosim pak miell dhe 1-2 lugë gjalpë. E përziejmë miellin dhe gjalpin me dorë dhe brumin e realizuar e thërrmojmë mbi frutat duke mbuluar të gjithë sipërfaqen e tyre. I vendosim frutat të piqen në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 20-25 minuta.
Негізгі бет BURANI ME QEPE TE NJOMA (Recete nga znj.Katerina)
Пікірлер