marrës - Halil Bello dhe Irini Qirjako
kthyes - ,Dhurim Saraci
hedhës - Parim Nora
Mike pse më vret me raqe,
apo e sheh që m’u plake?
U plake o mik dhe tinë,
s’je më si lisi në prillë..
M’u plake mike m’u plake
gjezdis kot nëpër sokaqe.
Ç’mu plake o mikë dhe tinë,
ç’më ke harruar shtëpinë..
M’u plake mike m’u plake,
branë mi heq ato çarape..
Ç’m’u plake o mik dhe tinë,
dhe ti hosh ma heq peshtllinë..
M’u plake mike ç’m’u plake,
mbete si dele zerqate..
Ç’mu plake o mik dhe tinë,
mbete si kau në brinjë..
Негізгі бет Mu plake mike mu plake - Grupi i Picarit
No video
Пікірлер: 30