Në Ditën Botërore të Librit nxënësit e shkollave "Lef Sallata" dhe "Muço Delo" në Vlorë organizuan një aktivitet të veçantë. Në këtë ditë të rëndësishme për librin ata kishin përgatitur një aktivitet për të nderuar krijimtarinë e Bedri Dedjas.
Një hapësirë ju dedikua edhe prezantimit të veprës së Bedri Dedjas dhe arritjet e shtëpisë botuese Albas. Të ftuara speciale të aktivitetit vajza e autorit Edlira Dedja dhe botuesja Rita Petro.
Në program u përfshinë edhe dramatizime me shumë dashuri të disa pjesëve nga veprat e Bedri Dedjas.
Pjesët ishin shkëputur nga “Shkolla e Pyllit” dhe “Kalamajtë e Pallatit tim”. Në skenën e teatrit “Petro Marko” ato u intervistuan nga një grup nxënësish nga të dy shkollat.
#albas #albasmedia #bookday
Негізгі бет Në Vlorë për ditën ndërkombëtare të librit me nxënësit e shkollave "Lef Sallata" dhe "Muço Delo"
No video
Пікірлер