Tavë me pulë dhe makarona
Përbërësit:
1 pulë
1 qepë
3 thelpinj hudhra
2 lugë gjelle majdanoz
400 gr pure domate
Majdanoz
Kripë dhe piper i zi
500 gr makarona të vogla tub
Përgatitja:
Pastrojmë pulën dhe e ndajmë në racione. Vendosim në zjarr një tenxhere me 1.5 litra ujë dhe sapo uji të valojë vendosim në të copat e pulës, një lugë çaji kripë dhe e lëmë të ziejë për 20 minuta.
Ndërkohë në një tigan me vaj ulliri kaurdisim qepën të prerë në kubukë të vegjël, shtojmë hudhrat të prera imët, purenë e domates, majdanoz, makaronat të paziera. Shtojmë lëngun e pulës dhe I lëmë të marrin valë për 5 minuta. Më pas I transferojmë makaronat në tepsi, vendosim dhe copat e mishit mbi të dhe shtojmë dhe lëngun e mishit që ka tepruar. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius, për 25 minuta.
Негізгі бет Ойын-сауық Rreze Dielli 3 Shkurt 2020 - Të Gatuajmë me Znj Vjollca P. 1 - Tavë me pulë dhe makarona
Пікірлер