#ShijeShtëpie në #TvKlan.
00 gr bizele të freskëta
4-5 qepë të njoma
2 thelpinj hudhër
2 domate (të pjekura)
1 lgj salcë
Majdanoz
Kopër
4 lgj vaj ulliri
Kripë dhe piper i zi
Lëng perimesh
Ngrohim vajin në një tigan të thellë dhe në fillim kaurdisim qepën të prerë në unaza. Shtojmë hudhrat e grira hollë. Sapo qepa të ulë volumin shtojmë domatet e qëruara nga lëkura. I kalojmë në rende dhe në grirësen e qepës, i kthejmë në pure. I lëmë të ziejnë pak për 5-7 minuta dhe shtojmë salcën ose pure domate koncentrat. Shtojmë bizelet e freskëta dhe i kaurdisim së bashku me qepën dhe domaten. I lëmë sa të marrin një të zier për 2-3 minuta dhe shtojmë lëngun e perimeve (të nxehtë) baraz me nivelin e bizeleve. Regullojmë shijen me kripë dhe piper të zi. Vendosim kapakun dhe i lëmë të ziejnë për 15 minuta. Ndërkohë shtojmë erëzat majdanoz dhe kopër. Fikim salcën dhe i lëmë në temperaturën e vet të qetësohen për 10 minuta.
Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on KZitem for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog... #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
Негізгі бет Shije Shtëpie - Bizele me qepë të njoma dhe domate nga Znj.Vjollca - Tv Klan
Пікірлер