#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
1 gjoks pule
1 qepë
1 karrotë
1 spec të kuq
3 lugë gjelle vaj
0.5 gotë bizele
0.5 gotë misra opsional
1.5 gotë makarona elb
Kripë + piper të zi
0.5 lugë çaji piper të kuq
0.5 lugë kurkuma
3 gota lëng pule ose ujë të valuar
Fillimisht presim gjokset e pulës në kubik të vegjël e më pas dhe perimet po ashtu i presim në kubik të vegjël.
Ngrohim vajin në një tigan të thellë dhe fillimisht skuqim mishin e pulës sa të ndryshojë ngjyrë. Më pas shtojmë qepën dhe karrotën, i kaudisim për 2-3 minuta. Shtojmë specin, bizelet, misrat dhe i përziejmë vetëm për 1 minutë. Vazhdojmë të shuajmë gjalpin dhe erzat dhe makaronat elb. I përziejmë për 1 minutë, e më pas shtojmë lëngun e pulës ose ujë dhe 1 kub magi. I përziejmë të gjithë përbërësit vendosim kapakun dhe i lëmë të gatuhen në temperaturën mesatare për 12 minuta. Më pas e fikim kur të shohim se lëngu është përthithur nga makaronat. E lëmë kapakun të mbyllur dhe për 10-15 minuta të tjera.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on KZitem for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
Негізгі бет Комедия Shije Shtëpie - Makarona elb me pulë dhe perime nga Znj. Vjollca - Tv Klan
Пікірлер: 1