#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
1 kg patëllxhanë
Vaj ulliri
Kripë + piper të zi
4-6 vezë
200 gr djathë të bardhë
100 gr domate qershi
1 spec jeshil
Presim patëllxhanët në feta të gjata me trashësi 0.5 cm. I vendosim në një tavë ku kemi shtruar letër pjekjeje. Spërkasim ato me pak vaj, kripë dhe piper të zi e më pas i vendosim në furrë në tempraturën 200 gradë për 20 min. Më pas i transferojmë ato në tavën që t'i gatuajmë, duke i vendosur si bazë në tepsi njëra pas tjetrës. Në një tas përziejmë vezët me pak kripë dhe piper të zi. Thërrmojmë djathin mbi patëllxhanët e më pas i mbulojmë me vezët e përziera. Vendosim mbi vezët domatet qershi të prera në gjysmë dhe specin të prerë në kubik të vegjël. Vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë për 20-25 minuta.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on KZitem for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog... #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
Негізгі бет Shije Shtëpie - Patëllxhanë me vezë dhe djathë në furrë nga Znj. Vjollca - Tv Klan
No video
Пікірлер: 3