Për herë të parë në Shqipëri, hapet “Spitali Ditor për Diagnozën dhe Mjekimin e Sëmundjeve Kardiovaskulare”, faktorëve të riskut kardiovaskular dhe sëmundjeve bashkëshoqëruese, si diabeti mellitus, sëmundjet renale dhe dislipidemitë.
Spitali Ditor është një strukturë ambulatore pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë, ku pacientët vijnë për vlerësim, trajtim ose rehabilitim gjatë ditës dhe më pas kthehen në shtëpi.
Një ekip i kryesuar nga Prof. Mihal Tase, kardiolog dhe hipertensionolog me një eksperiencë të gjatë, është i angazhuar për të ofruar diagnozën e hershme të faktorëve të riskut kardiovaskular, mjekimin e tyre dhe një kujdes të personalizuar për ju.
Infrastruktura e spitalit, që përfshin një laborator ekselence dhe një shërbim radiologjie me pajisjet e teknologjisë të fjalës së fundit, garantojnë zbatimin e protokolleve europiane për një diagnozë të saktë dhe trajtim në kohë. Nëpërmjet këtij procesi, ekipi ynë do të vlerësojë faktorët e rrezikut me qëllim edukimin shëndetësor të personalizuar.
Pacienti brenda ditës (8 orë qëndrim në spital) kryen të gjitha ekzaminimet e nevojshme, si dhe merr përgjigje për kurën e personalizuar.
Për më shumë informacion ndiqni në video Prof. Mihal Tase, Kardiolog dhe Supervizor i Shërbimit Mjekësor pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë .
Për prenotime na kontaktoni në:
Spitali Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”
Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: +355 445 05 004
Whatsapp: +355 69 70 77 550
Email: info@zoja.al
web: zoja .al
Негізгі бет Spitali Ditor për Diagnostikimin dhe Mjekimin e Sëmundjeve Kardiovaskulare
Пікірлер