Një pasuri e jashtëzakonshme e nëntokës shqiptare pritet të kthehet në përfitime kolosale për vendin tonë përmes pagesë se asaj që njihet si renta minerale.
Behet fjalë për puset e shpuara në Shpirag të Beratit nga ku paraditen e të Martës ishte kryeministri Edi Rama.
Disa muaj më parë kreu qeverisë shqiptare, është deklaruar se do të jepte një lajm të madh për shqiptarët.
Dhe ky lajm me sa duket, lidhet pikërisht me zhvillimet që vinë nga shpim-kërkimi naftës në Shpirag.
“Sot në Shpirag, ku zbulimi i rëndësishëm i kryer 6.1km në thellësi të tokës naftëmbajtëse, mbart bashkë me premtimin e madh të nxjerrjes së një pasurie të konsiderueshme për Shqipërinë dhe shqiptarët, edhe sfidën e testit përfundimtar teknik të vlerësimit të qëndrueshmërisë së presionit të fluksit të gazit e të naftës, deri mbi sipërfaqen e tokës”- shprehet Rama.
Edi Rama angazhohet se të mirat materiale të përkthyera në qindra milion dollarë në vit, nga kjo pasuri e zbuluar do të menaxhohet maksimalisht në të mirë të shqiptarëve.
“Në fund të këtij viti do ta mësojmë këtë, ndërkohë që po punojmë paralelisht për projektin e Fondit Sovran që do të administrojë këtë pasuri të madhe kombëtare, duke u nisur nga studimi i vëmendshëm i praktikave botërore të fushës, si fondet sovrane të Norvegjisë, Arabisë Saudite, Azerbajxhanit e me radhë. Paçim fat tanimë kur kjo përpjekje thuajse dhjetëvjeçare, po i afrohet orës vendimtare të së vërtetës.”-shprehet Rama.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on KZitem Channel for NEWS and TV
Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
#Shpirag#Rama#TopChannelNews
Негізгі бет Ойын-сауық Top Channel/ Zbulohet naftë në Shpirag/ Rama: Përfitimet, pjesë e një fondi sovran si Norvegjia
Пікірлер: 43